Analistët serb: Serbia do të bllokohet në negociatat me BE’në për shkak të Kosovës

10.12.2015 18:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Analistët serb: Serbia do të bllokohet në negociatat me BE’në për shkak të Kosovës

Profesori i Shkencave Politike në Serbi, Jovan Teokareviq, ka thënë se Kosova nuk është e vetmja, por është një ndër pikat kyçe në negociatat ndërmjet Serbisë dhe BE-së dhe është diçka që nuk duhet nënvlerësuar. Ai thotë se Kapitulli 35 që ka të bëj me statusin e Kosovës do ta lë Serbinë e Kosovës për vite të tëra në tavolinën e bisedimeve.
Teokareviq beson se Kapitulli 35 do të jetë më i diskutueshmi viteve të ardhshme, dhe sipas tij, ky proces negociues do të jetë në çdo kohë në rendin e ditë, transmeton ksp.

“Gjithashtu, kapitujt 23 dhe 24, që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit, lirisë dhe sigurisë, që do të hapen në vitin 2016, do të negociohen në fund”, ka theksuar ai.

Ai është shprehur se negociatat mes Serbisë e BE-së për anëtarësim janë më specifike për shkak të Kapitullit 35 i cili drejtpërdrejt ka të bëj me statusin e Kosovës.

“Ata po e presin Serbinë, pasi absolutisht Serbia nuk është e gatshme të negociojë”, ka vlerësuar ai.

Ai i ka rikujtuar detyrimin Serbisë përpara se të bashkohet në BE me Kosovën se duhet të përfundojë marrëveshjen e procesit të normalizimit të marrëdhënieve.

Përkundër që kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se proces i duhet të kryhet deri në fund të vitit 2019, Teokareviq vlerësoi se kjo gjë nuk është reale.

“Do të ishte mirë që gjithçka të kryet në fund të 2019-ës, por kjo nuk është reale. Çdo pohim nën gjashtë apo shtatë vite negociatash është joreal, që më pas do të pasojë me dy apo tri vite tjera për ratifikimin e marrëveshjeve. Më herët, qëllimi ishte viti 2018, tash 2019-a, por as 2020-a nuk do ta gjej këtë proces të përfunduar. Ky është realiteti por nuk duhet dekurajuar nga kjo gjë”, ka theksuar profesori.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës