Ambasadori rus në Shqipëri: Nuk do të ketë luftë me Turqinë

05.12.2015 23:42
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ambasadori rus në Shqipëri: Nuk do të ketë luftë me Turqinë

Ambasadori rus në Shqipëri, Alexander Karpushin, ka folur për rrëzimin e avionit rus dhe marrëdhëniet me Turqinë. Duke folur për emisionin “Diplomaticus”, ambasadori Karpushin tha se kjo ishte një pabesi, ndërsa e cilëson rrëzimin e avionit si “thikë pas shpine”.

Por ambasadori rus në vendin tonë sqaron se nuk do të ketë luftë me Turqinë, por përmend masat e marra për raportet mes dy vendeve pas kësaj ngjarje.

“Pavarësisht përmasave të dukshme të këtij problemi, nuk kemi parë sulme ndaj cisternave nga ana e koalicionit. Ky koalicion ka një vit e gjysmë në Siri që gjoja lufton kundër ISIS por, cisternat e autokolonave mbeten të paprekshme. Forcat Ajrore të Rusisë nuk kanë ndërmend të dobësojnë sulmet e tyre ndaj ISIS, ftoj të gjitha shtetet e tjera që t’i bashkohen kësaj nisme”, ka thënë Ambasadori rus.

“Ky akt është marrë nga një shtet që ka interesa në rajon. Turqia nuk ka ndërmarrë asnjë akt drejt zbutjes së tensioneve. Ankaraja nuk ka tentuar të na njoftojë urgjentisht për këtë ngjarje. Por Turqia thirri një mbledhje të jashtëzakonshme të NATO-s. Nuk kemi marrë asnjë ngushëllim nga Turqia deri më tani, dhe nuk na është kërkuar falje. Arroganca e liderëve turq nuk e qetëson aspak situatën dhe zemërimin e Rusisë. Ankaraja nuk ka paraqitur propozimet e saj për dëmshpërblim dhe ndëshkimin e fajtorëve për vrasjen e pilotit. Vetëm nëse kërkohet falje mund të normalizohen marrëdhëniet tona”, u shpreh ambasadori Karpushin, raporton BW.

Ndërkaq, në Rusi u thirr për sqarim atasheu turk në Moskë.

“Janë marrë masa diplomatike. Ministri i Jashtëm rus, përmendi praninë turke në tregtimin e paligjshëm të naftës. Për implikimin e Turqisë në këto skema ka folur edhe presidenti rus Putin”, tha ambasadori Karpushin.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën