
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, ka folur sërish në lidhje me bllokadën e krijuar në Kuvendin e Kosovës, duke përmendur se nesër për herën e 23-të tentohet zgjedhja e kryeparlamentarit.
Ai ka pyetur se çfarë imazhi jep kjo te partnerët ndërkombëtar.
“Nesër kemi seancën e 23-të ku do të tentohet zgjedhja e kryeparlamentarit. Çfarë imazhi na jep kjo neve? Nuk dua të hyj në këtë më.
…politikanët duhet t’i bëjnë detyrat…po ashtu, kemi pasur zyrtarët më të lartë këtu në Kosovë, Costa dhe Kallas, mesazhi ishte i qartë: bëni detyrat. Tani kemi një përbërje të re në BE, një komisioner nga Sllovenia, një kryediplomate nga Estonia, s’ka më mosnjohës, keni ekipin e ëndrrave këtu, përdoreni momentin, mundësinë” – u shpreh Rohde, transmeton Nacionale.
Tutje, ai tha:
“Kolegu im nga BE e tha edhe më herët, mos e shikoni gjithmonë fqinjin tuaj, bëni detyrat tuaja. Mendoj se duhet të kemi një mendësi ndryshe nganjëherë. E dini, dëgjoj, dje fola me një anëtar të Qeverisë në largim. Ka shumë çështje për anëtarësimin në BE, dhe i thash është në pyetje rreshtimi për këtë, dhe përgjigja që mora ishte se Serbia nuk e bën, kështu që s’e bëjmë as ne.
Sot lexova në media një deputet nuk e di nëse është i opozitës se a do të ndërhyjë ShBA-ja për ta zgjidhur problemin. Nuk është serioze, me gjasë. Mendoj që është një çmim, dhe çmimi është i dukshëm. As paratë, as marrëveshjet nuk mund të ratifikohen, Plani i Rritjes, dialogu, veprimet e pakoordinuara dhe kjo pengon heqjen e mëtejme të masave, dhe kjo bën njerëzit të frustruar publikisht”.