Ambasadori gjerman dënon sulmin ndaj Policisë së Kosovës,

E publikuar: 26/04/2022 20:34
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasadori i Gjermanisë, Jorn Rohde, e ka dënuar sulmin mbi Policinë e Kosovës të martën në veri.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Rohde ka thënë se Gjermania mbështet autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës.

“E dënojmë sulmin e pestë të neveritshëm mbi Policinë e Kosovës në vetëm pak javë. Mbështetje të plotë për autoritetet e zbatimit të ligjit të Kosovës për t’i sjellë autorët para drejtësisë”, shkroi ai./InfoSot/