Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim për bashkatdhetarët

E publikuar: 04/06/2025 10:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ju njofton se të gjitha shërbimet konsullore ofrohen vetëm me termin të caktuar paraprakisht.

Caktimi i terminit bëhet përmes platformës zyrtare elektronike E-Kosova.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë,
Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri ju njofton se të gjitha shërbimet konsullore (si: pasaporta, letërnjoftime, certifikata, etj.) ofrohen vetëm me termin të caktuar paraprakisht.
Caktimi i terminit bëhet përmes platformës zyrtare elektronike E-Kosova në linkun:
https://ekosova.rks-gov.net/Service/16
Udhëzime për caktimin e terminit në E-Kosova:
– Hyni në platformën eKosova
– Zgjidhni : Shërbimet Konsullore
– Klikoni: Terminet për misionet diplomatike dhe konsullore të Republikës së Kosovës
– Zgjidhni: Ambasada – Austria, Vjenë
– Zgjidhni shërbimin përkatës dhe vazhdoni me aplikimin
Sipas terminit të caktuar, ju lutemi të paraqiteni në:
📍 Shërbimi Konsullor – Ambasada e Republikës së Kosovës në Austri
Adresa: Wohllebengasse 4, Top 3, 1040 Vjenë
Për informacione shtesë, mund të na kontaktoni në: Email: [email protected]
Tel: +43 1 504 74 00
🕒 Orari i punës me qytetarë:
E hënë – E enjte: 09:00 – 12:00 dhe 13:30 – 15:30
Faleminderit për mirëkuptimin tuaj!