Ambasada e Britanisë së Madhe: Autoritetet të merren me kërcënimet ndaj Kërqukit

E publikuar: 26/10/2016 10:51
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Për kërcënimet ndaj gazetarit Leonard Kerquki kanë reaguar dje institucionet ndërkombëtare, kështu duke dënuar kërcënimet dhe duke iu bërë thirrje autoriteteve kosovare të merren me rastin.

Në reagimin e sotëm nga Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë, thuhet se i dënojnë ashpër kërcënimet ndaj gazetarëve në Kosovë.

“I dënojmë ashpër kërcënimet ndaj gazetarëve në Kosovë. Liria e medias dhe demokracia shkojnë bashkë me njëra tjetrën”, shkruan ambasada britanike.

Kërquki është kërcënuar për shkak të përmbajtjes së dokumentarit “Gjahu në UÇK” i realizuar nga “Zona Express”.