Ambasada amerikane nis të ofrojë shërbime shtesë për viza në Prishtinë

E publikuar: 20/09/2016 15:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada Amerikane në Prishtinë ka njoftuar se nisur procesin e ofrimit të shërbimeve shtesë për viza në Prishtinë.

Në rrjetin social Facebook, Ambasada amerikane thotë kanë nisur gradualisht të ofrojnë shërbime për viza në Prishtinë, ndërsa shpresojnë se shërbimet e plota do t’i ofrojnë kur të përfundojë së ndërtuari ambasada amerikane, e që planifikohet në 2018.

Njoftimi lidhur me këtë e ka bërë Brian Corteville, i cili para një muaji ka filluar punën si Shef i Seksionit të Konsulencës në Ambasadën Amerikane në Prishtinë.

“… Kemi nisur procesin që gradualisht të ofrojmë shërbime për viza këtu në Prishtinë për t’ju kursyer udhëtimin për në Shkup, dhe shpresojmë që të ofrojmë shërbimet e plota kur të përfundojë së ndërtuari Ambasada e re Amerikane më 2018”, ka shkruar Corteville.