Ambasada Amerikane e “godet” Thaçin. E “heq” nga të gjitha fotografitë më Kerryn (Foto)

02.12.2015 21:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Ambasada Amerikane e “godet” Thaçin. E “heq” nga të gjitha fotografitë më Kerryn (Foto)

Zëvendëskryeminstrit të vendit dhe njëherësh ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Hashim Thaçi nuk i ka shkuar fare mirë dita e sotme. Ai u “injorua” keq nga Amerika, gjatë vizitës së sotme disa orëshe të sekretarit Amerikan të Punëve të Jashtme, John Kerry në Prishtinë, raporton Gazeta Blic.

Më saktësisht, është Ambasada Amerikanë në Kosovë, e cila e ka injoruar shumë keq Hashim Thaçin, duke mos e postuar asnjë fotografi të Kerryt me Hashim Thaçin. Në faqen zyrtare të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, ku për nder të vizitës së Kerryt janë postuar disa fotografi të tij me kryeministrin Isa Mustafa, dhe me disa studentë kosovarë që kanë studiuar në Amerikë, raporton Gazeta Blic.

“Sekretari i Shtetit, John Kerry vizitoi sot Kosova dhe u takua me kryeministrin Isa Mustafa, zëvendëkryeministrin / ministrin e Punëve të Jashtme, Hashim Thaçin dhe me zëvendëskryeministrin Branimir Stokanovic, ku u diskutua për për çështjet politike dhe bilaterale ndërmjet Kosovës dhe SHBA-ve”, thuhet në postimin e Ambasadës Amerikanë, ku në asnjë fotografi të postuar nuk gjendet Hashim Thaçi.

Në anën tjetër, vetë Hashim Thaçi e ka vlerësuar si tepër të rëndësishme këtë vizitë të sekretarit Amerikan të Shtetit, John Kerry, derisa ka postuar edhe një fotografi  me të.

hasha

“Vizita e Sekretarit Kerry ishte shumë domethënëse për Kosovën. Mesazhet ishin të qarta: Përkundër sfidave globale, SHBA mbetet e përkushtuar si partnere e Kosovës. Ata që na ndihmuan të çlirohemi dhe të pavarësohemi po na ndihmojnë edhe të forcohemi dhe të bëhemi anëtarë të BE-së dhe NATO-s. Nëse bëhemi bashkë dhe dialogojmë në mes vete në institucionet që i kemi krijuar, asgjë kurrë nuk do të na ndalë. Kerry vlerësoi lidershipin e Kosovës dhe guximin e shtetit tonë që të përballet me sfida dhe të shënojë sukses në ndërtimin e shtetit. Interaksioni aktiv me SHBA do të vazhdojë edhe në ditët dhe javët që vijnë, dhe nga ky bashkëpunim vetëm lajme të mira do të vijnë. HTH”, ka shkruar Thaçi në Facebook, raporton Gazeta Blic.

Hashim Thaçi është duke lobuar në vazhdimësi që të vij në postin e presidentit, ashtu siç e parasheh edhe marrëveshja e koalicionit PDK- LDK, mirëpo për këtë i nevojitet edhe mbështetja e fuqishme ndërkombëtare, e sidomos e SHBA-ve.

Gazeta Blic i publikon të gjitha fotografitë e postuara në faqen zyrtare të Facebookut të Ambasadës Amerikane në Prishtinë, me rastin e vizitës së sekretarit, Kerry, ku në asnjërën prej tyre nuk figuron Hashim Thaçi.

12342323_1269996946359791_1157715831158684452_n12294856_1269997003026452_1339967996735545055_n12289749_1269997019693117_4807157930211965917_n12301643_1269997133026439_3453079588758162314_n11227640_1269997156359770_6538659042401248793_n12313999_1269996893026463_2194788755415329434_n12321461_1269996796359806_8849526015267085983_n12308837_1269996776359808_7301755456856980707_n12316301_1269996809693138_5086061242759867583_n

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun