Aliu jep detaje për hekurudhën Prishtinë-Durrës: Kemi ndarë buxhet për studimin e fizibilitetit

E publikuar: 09/12/2021 12:24
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ministër i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka konfiskuara se Qeveria ka ndarë buxhet për studimin e fizibilitetit për hekurudhën Prishtinë-Durrës, raporton Ekonomia Online.Ai më tej ka sqaruar se ky projekt është në rrugë të duhur se tha për këtë kanë marrë sinjale pozitive pas vizitës në Itali.

“Dokumenti i Memorandumit të mirëkuptimit në takimin e dy qeverive me që rast bashkë me ministren Belinda Balluku kemi nënshkruar këtë dokument”.“Pas vizitave që patëm në Itali e që lidhet drejtpërdrejt me portin e Durrësit dhe mundësitë që mund të sjellë kjo hekurudhë për vendin tonë”.

“Morëm sinjale pozitive do të mund të them që ky projekt po e merr rrugën e vet dhe jemi në faza ku mund të fillojmë për hartimin e një plani të saktë dhe do të na jep edhe afate kohore dhe financiare që mund të përfundojë”.

Ai poashtu tha se detyrë e institucioneve është që të shtyjnë hapjen e korridoreve të tjera që Kosova të bëhet pjesë, raporton EO.“Kemi ndarë buxhet për studimin e fizibilitetit të trasesë për hekurudhën dhe pas përcaktimit se ku lidhet në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë ne mund të kemi edhe detaje të tjera të këtij projekti. Detyrë e jona është të shtyjmë para hapjen e korridoreve të tjera që Kosova të bëhet pjesë”.