I akuzuari për terrorizëm mbërrin në Kuvend

E publikuar: 03/08/2017 09:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

I akuzuari per sulmin në Kuvend, Frashër Krasniqi i cili ka fituar mandatin e deputetit tashmë gjendet në hollin e kuvendit. Krasniqi më parë ka marrë leje nga gjyqtari që trajton lëndën e tij për të qenë pjesëmarrës në seancën konstituive të Kuvendit.

 

Ndaj Krasniqit dhe tre kandidatëve tjerë, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë në dhjetor të 2016-s, katër muaj pasi të njëjtit, bashkë më të ndjerin Astrit Dehari, u arrestuan si të dyshuar për sulmin terrorist të 4 gushtit të vitit të kaluar, ndaj objektit të Kuvendi të Kosovës.

Frashër Krasniqi ka arritur që të bëhet deputet për herë të parë  në zgjedhjet parlamentare të 11 qershorit nga radhët e Vetëvëndosjes. /Express