Akuzat LDK-AAK nuk zbresin n’komunë

E publikuar: 21/09/2015 20:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Partia e Haradinajt, çdo ditë e akuzon Qeverinë Mustafa-Thaçi, për keqqeverisje, për marrëveshjet që janë të damshme për qytetarët etj.

Madje asht tue përgatitë edhe protesta bashkë me partitë tjera opozitare kundër pozitës.

Mirëpo këto qendrime të qendrës së Aleancës, nuk e zbehin koalicionin LDK-AAK, që udhëheq me Komunën e Gjilanit.

Këtë e ka konfirmue, nënkryetari i kësaj Komune, Rexhep Kadriu, që vie nga rradhët e AAK’s.

Kadriu shton se edhe mbas akuzave në mes të naltëve në Prishtinë, bashkëpunimi në mes këtynë dy partive në Gjilan, veç po shkon tue u forcue.

Ai thotë se kryetari Haradinaj, asnjiherë nuk e shtrin ndikimin e tij nepër komunat  ku udhëheq Aleanca.