Ministri I Financave Avdullah Hoti ka thënë se për garancionin për 51 autobusët e komunës së Prishtinës, duhet të merret aprovimi në Kuvend . Ai ka thanë se këtë çështje nuk do ia lë kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, pasi që është partia e tij e cila prej shtatorit të vitit të kaluar nuk ka marrë pjesë në Kuvend dhe e ka penguar funksionimin normal të tij.
Ai ka akuzuar Ahmetin se ashtë ai që po e bllokon blerjen e 51 autobusëve për trafikun urban në Prishtinë.
Ai ka garantuar se për hir të qytetarëve të Kosovës do ta qojë këtë projekt vetë deri në fund bashkë me kuvendin komunal të Prishtinës.
Por i menjëhershëm ka qenë reagimi i të parit të komunës së Prishtinës.
Ahmeti, ka shfrytëzuar llogarinë e tij në Facebook për të renditur arsyet, që sipas atij, po e bllokojnë realisht blerjen e këtyre autobusëve.
Ndiqeni kronikën në video: