Akuza dhe kundërakuza për Listën e ZON-së

E publikuar: 07/03/2015 19:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një grup i ish- luftëtarëve të luftës së UÇK-së, nga fshati Tërn, përmes një konference për medie, kontestojnë listën e veteranëve për Zonën e Neredimes. Sipas tyre në listë ,qoftë si vetaranë apo pjestarë të UÇK-së, janë përfshirë edhe emra të atyre që nuk kanë kontribuar në asnjë formë për luftën e fundit në Kosovë. Këtë veprim ata e shohin si papërgjegjësi të zyrtarëve kompetentë, vetëm sa për t’i rehatuar militantët partiakë.Kjo qasje, e disa individëve, UÇK-në po e shndërrojnë në një kompani publike, thanë ata.

“Përpilimi i këtyre listave ka shfaqur anët e errëta të atyre që i bënë ato, sepse UÇK-në e kanë shndërruar në ndërmarrje publike, e parti politike, në të cilën duan t’i rahatojnë militantët, nipat, mbesat dhe të afërmit e tyre. Nuk janë në gjendje asnjë veprim apo detyrë ta paraqesin të këtyre pseudo-veteranëve, përveç urdhërese e cila është lëshuar pas lufte dhe që unë dyshoj në vertetësinë e saj”, Naser Ramadani

Për më shumë tërnasit kishin shkruar edhe një peticion me mëse 200 nënshkrime të mbledhura në kundërshtim të përpilimit të listave të veteranëve dhe të pjestarëve të UÇK-së , duke kërkuar nga kompetentët që t’i korrigjojnë ato.
Mirëpo, kontestimin e tillë e quan të pabazë, bashkëfshatari I tyre, ish- përgjegjësi për njësitin e UÇK-së për fshatin Tërn, i cili thotë se këtë po e bëjnë pikërisht ata që janë militantë të partive, të cilët për interesa personale po mundohen të kontestojnë edhe një urdhëresë të shtabit në kohë lufte.

“Këtu është futur politika, e që fatkeqësisht kjo nuk është dashur të ndodhë, por pikërisht ata që janë më të zëshmit janë kryetar të nëndegëve të partive. Unë flas me dëshmi, e kamë një urdhëresë këtu që dëshmon se më 31 mars është lëshuar, ndërkaq është e nënshkruar nga komandant Ferri. Kjo urdhëresë thotë se njësiti i Tërnit, duhet të organizojë mbrojtjen e popullatës, orientimin e saj dhe duhet të lidhë kontaktet me 7-8 vendbanime të tjera si dhe të mbajë lidhje me qytetitn”, Nexhat Misini.

Në anën tjetër, vërtetësinë, e asaj urdhërese, e pohoi edhe vetë nënshkruesi I saj, në atë kohë, ish -zëvendës komandanti i Zonës Operative të Neredimes, gjenerali i pensionuar Imri Ilazi.

“Në atë kohë është dhënë një urdhër nga ana ime për të gjitha fshatrat me popullatës që ekipet dhe njësitet e angazhuara të ruajnë kontinuitetitn dhe të mos bien pre e probagandës në kohën kur po bëhej zbrazja e Kosovës vazhdimisht, ndërsa ata kanë qenë një pararoje që të parandalojnë probagandat. Dhe këto urdhëra nuk kanë qenë vetëm për Tërnin por për të gjitha fshatrat e rrafshit të rajonit të Ferizajt”, Imri Ilazi.

Pas publikimit të verifikimit të statusit të kategorive të dala nga lufta dhe publikimit të listave të para, janë shfaqur shumë pakënaqësi për disa emra që ish- luftëtarët i kontestojnë si pjesë të UÇK-së. Ndërkaq, ish- udhëheqës të luftës, apelojnë tek veteranët e sidomos tek ata që nuk kanë qenë pjesë UÇK-së, që të mos komentojnë emra të përveçëm, sepse vetëm zinxhiri komandues mund t’i dijë pjestarët e vërtetë dhe detyrat e caktuara për njerëz të caktuar./TVTEMA/