Aktakuzë për dy persona, votuan dy herë në zgjedhjet e fundit

E publikuar: 19/07/2017 16:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Të dyshuarit me inicialet N.L dhe N.L kanë votuar dy herë në zgjedhjet e 11 qershorit, në fshatin Dranoc të Komunës së Deçanit.

Për këtë vepër, Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë për dy të dyshuarit.

Sipas aktakuzës, të pandehurit N.L. dhe N.L. me datë 11.06.2017 rreth orës 10:00 në fshati Dranoc Komuna e Deçanit, me dashje, duke vepruar si bashkëkryerës, votojnë për të dytën herë edhe pse e kanë ditur se kanë votuar njëherë, ashtu që të pandehurit fillimisht kanë shkuar me dëshmitarin S.H. në qendrën e votimit në vendin e lartcekur dhe kanë votuar, pasi kthehen në shtëpi prapë shkojnë me dëshmitarin Sh.L. dhe përsëri votojnë në të njëjtën qendër të votimit.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të pandehurit t’i shpall fajtor dhe t’i dënoj sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barë.