Aksion simbolik para Kuvendit, Koci: U shkatrrua shteti, i kanë futë qytetarët në depresion

E publikuar: 05/06/2025 11:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Avokati i njohur Arianit Koci, së bashku me disa qytetarë, ka mbajtur një aksion simbolik para Kuvendit të Kosovës, raporton Ekonomia Online.

Ai ka tentuar të hyjë në seancën plenare, duke theksuar se “seancat janë publike dhe qytetarët kanë të drejtë të marrin pjesë”.

“Po luajnë lojë – kjo është hymja VIP, ajo është hymja e deputetëve. As seanca nuk fillon me kohë”, u shpreh Koci, duke kritikuar mospërfilljen institucionale ndaj qytetarëve.