Një person e ka humbur jetën në një aksident trafiku që ka ndodhur dje në rrugën Malishevë-Arllat.
Policia njofton se deri tek aksidenti ka ardhur pasiqë viktima mashkull duke drejtuar veturën e tij ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar jashtë rruge.
“Si pasojë e lëndime trupore ka pësuar vetë drejtuesi i cili ka ndërruar jetë në QKUK, ndërsa lëndime trupore ka pësuar edhe një pasagjer i cili është jashtë rrezikut për jetë”, bën të ditur policia.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion, transmeton Klan Kosova.