Një aksident trafiku ka ndodhur mbrëmjen e sotme tek udhëkryqi i Bresjes, në Fushë Kosovë.
Rasti ka ndodhur rreth orës 20:00.
Dy vetura janë të përfshira në këtë aksident. Siç shihet në pamjet e dërguara nga lexuesit e Insajderit, veturat kanë pësuar dëme materiale.
Ende nuk ka informacione se a ka të lënduar nga ky aksident.



















