Aksident i rëndë në Drenas, lëndohen 20 nxënës

E publikuar: 14/09/2015 10:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një aksident i rëndë komunikacioni ka ndodhur sot, rreth orës 7 e 30 minuta, në fshatin Dritan, ish Dobroshec, të Drenasit.

Pas përplasjes së një kamioni dhe një minibusi, që po transportonte nxënës, kanë mbetur të lënduar 20 sish, nga të cilët 15 u dërguan në trajtim në QKUK, i tha Koha.net Xhavit Drenori, asamblist i Komunës së Drenasit.

Bëhet e ditur se ndërhyrja e mjekëve ishte e shpejtë dhe se fëmijët nuk e kanë jetën në rrezik.

Rastin e ka konfirmuar edhe zyrtarja për informim e Policisë në Prishtinë, Flora Ahmeti, e cila ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 7:30.

“Në rrugën e ‘Ferronikelit’ në Drenas ka ndodhur një aksident komunikacioni në mes të një kamioni ‘Mercedes’ dhe një minibusi, ku kanë mbetur të lënduar 17 persona”, ka thënë Flora Ahmeti.