Fatmir Matoshi, kryetar i shtabit zgjedhor të AKR-së, ka raportuar për ankesat që degët e AKR-së nëpër komuna i kanë hasur gjatë procesit të votimit.
Matoshi ka thënë se shqetësuese mbetet fotografimi i votave nga qytetarët, duke përmendur shifren 130-140 fotografime, shkruan Indeksonline.
“Kemi marr ankesa nga disa komuna për shkelje. Në Prizren, Gjakovë, Mitrovicë, Prishtinë i kemi disa rast. Në Klinë kemi një rast të fotografimit të votës ku edhe dihet personi që e ka bërë foton. Pastaj në Prishtinë, një personit i janë dhënë dy fletëvotime për votim të një kandidati për kryetar. Një tjetrit nuk i është dhënë fleta e dytë e votimit pas dëmtimit të parës. Mirëpo, fotografimi i votave po na shqetëson. 130 deri 140 raste janë deklaruar nga qytetarët se po fotografohet vota” ka thënë Matoshi.
Matoshi shpreson se organet përgjegjëse do të merren më këto raste shpejt dhe do t’i zbulojnë këto akte që kanë prishur qetësinë e zgjedhjeve në mënyrë demokratike.
Matoshi sa i përket rezultateve të AKR-së në këto zgjedhje ka thënë se kjo parti pret rezultate të mira.
Ai përmend AKR-në si fituese në komunën e Mitrovicës dhe disa komuna tjera./Indeksonline/
Matoshi në fund i ka bërë thirrje të gjithë atyre që nuk kanë votuar, të dalin dhe të shfrytzojnë të drejtën e votimit./Indeksonline/



















