AKR, 5 ministri dhe zëvendëskryeministrin

E publikuar: 04/09/2017 16:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Paraditen e sotme, kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, pas takimit me kryetarin e LDK-së Isa Mustafa, ka deklaruar shkurt se partia e tij AKR e ka braktisur koalicionin me LAA-në.

Infosot, nëpërmjet burimeve të saj nga AAK –ja, ka mësuar edhe ministritë që i janë ofruar Pacollit në këmbim të marrëveshjes.

Të njëjtat burime nga AAK, kanë thënë për infosot, se AKR do të ketë pesë ministri dhe zëvendëskryeministrin. Ndërsa AAK –ja, dhe Nisma për Kosovën do të kenë nga 3 ministri.

Ndërkaq, mësohet Partia Demokratike e Kosovës, do të mbajë pasdite një mbledhje, ku do të diskutohet për hapet që do t’i ndërmerr PDK ditëve në vazhdim./infosot/