Akil Gjakova dorëzohet në polici

E publikuar: 16/04/2024 23:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Akil Gjakova

Xhudisti kosovar, Akil Gjakova, është dorëzuar në Polici të Kosovës këtë të marte.

Siç bëhet e ditur nga mediat, Gjakova është paraqitur në kufi, teksa është duke u dërguar për në stacion policor të Pejës.

Përndryshe, ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi ishte jashtë vendit.

Ai është duke u akuzuar për “dhunë në familje”.

Të martën në mbrëmje ka reaguar edhe Federata e Xhudos së Kosovës, duke thënë se besojnë në pafajësinë e tij.