AKI-së, rregullimi i oborrit i kushton 1 milion euro, me tender një burimor

29.12.2015 09:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
AKI-së, rregullimi i oborrit i kushton 1 milion euro, me tender një burimor

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, potencoi se Agjencia Kosovare e Inteligjencës është mirë të largohet nga debatet publik sepse ka pasur shumë skandale.

“Aspekti tjetër është se ende ka skandale, ka skandale tjera por nuk dihen. Rasti i Kumanovës ka rrjedhë nga AKI, edhe pse ende nuk dihet si ka rrjedh informacioni. Ende nuk ka përfundim të reformave në AKI, pra AKI ende funksionon me Ushtrues Detyre”, theksoi Ramadanim në emisionin Puls të KTV-së, ku të ftuar të gazterait Mefail Bajqinovci ishin edhe Skender Perteshi nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë dhe Visar Sutaj nga KDI.

Ndërkaq, drejtuesi i emisionitm gazetari Mefail Bajqinovci publikoi edhe një informacion në lidhje me një tender njëburimor prej rreth 1 milion euro që kishte të bënte me rregullimin e oborrit të AKI-së.

Ramadani dhe Perteshi thanë se nëse ky fakt qëndron, do të ishte një prej skandaleve më të mëdha.

Tutje, Ramadani tha se shërbimi korrektues apo burgjet janë në gjendje skandaloze të cilat më së shumti e kanë dëmtuar Kosovën duke e kthyer vendin në një shtet të brishtë, “duke ndërtuar shtëpi brenda burgjeve, duke i pa të burgosurit nëpër restorante dhe spitale”.

Sutaj tha se lufta kundër krimit dhe korrupsionit nuk bëhet me tryeza të rrumbullakëta.

Skender Petreshi tha se rreziku nga ekstremizmi dhe terrorizmi është i nivelit të mesëm, e jo në nivel të lartë.

Ramadani në fund potencoi se tek institucionet e sigurisë në Kosovë është një logjikë e mbivlerësimit të rrezikut.

“Është e panevojshme dhe aksioni përmes njësitit FIT në Vetëvendosje, dhe kjo pastër tregon mënyrën joprofesionale të vlerësimit të rrezikut. Në çfarëdo situate kemi pasur mbivlerësim të rrezikut”, u shpreh ai.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun