“Ai mendon se lufta do zgjasë për shumë kohë”, Trump sulmon Zelenskyn: Personi që nuk do marrëveshje, nuk e ka të gjatë

E publikuar: 03/03/2025 23:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Presidenti Donald Trump tha se ai ka folur me homologët evropianë gjatë fundjavës për të diskutuar përfundimin e luftës në Ukrainë dhe shtoi se nëse presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky nuk do e ketë të gjatë nëse nuk nënshkruan një marrëveshje.

“Ne do të bëjmë marrëveshje me të gjithë për ta përfunduar këtë luftë, duke përfshirë Evropën”, u tha Trump gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë pasi u pyet nëse ai po konsideronte heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë nëse ka një marrëveshje paqeje.

“Shumica prej tyre janë miqtë e mi, krerët e shteteve, krerët e vendeve të ndryshme. Katër kryeministra dhe pesë presidentë më telefonuan gjatë dy ditëve të fundit dhe duan ta zgjidhin këtë konflikt sa më shpejt”, tha presidenti.

Udhëheqësit perëndimorë këtë fundjavë u përpoqën të mbështesin Ukrainën pas takimit të ashpër të së premtes midis Trump dhe Zelenskyt.

Në një shkëmbim vijues sot, Trump sulmoi Zelenskyn për komentet e tij që parashikonin se lufta me Rusinë do të vazhdonte për një kohë të gjatë.

“Presidenti Zelensky bëri se një deklaratë sot për AP. Ai tha se mendon se lufta do të vazhdojë për një kohë të gjatë dhe më mirë të mos ketë të drejtë për këtë. Kjo është gjithçka që do them”, tha Trump.

Pa përmendur emrin e Zelensky, Trump tha gjithashtu se presidenti ukrainas mund të “mos jetë rrotull për shumë kohë” nëse ai nuk bën një marrëveshje.

“Tani, ndoshta dikush nuk dëshiron të bëjë një marrëveshje, dhe nëse dikush nuk dëshiron të bëjë atë, unë mendoj se ai person nuk do të jetë aty për shumë gjatë. Ai person nuk do të dëgjohet shumë gjatë, sepse besoj se Rusia dëshiron të bëjë një marrëveshje dhe besoj pa diskutim që populli i Ukrainës dëshiron të njëjtën gjë”, përfundoi Trump.