Agjenti serb në parlamentin e Maqedonisë, dalin detaje të reja

E publikuar: 26/09/2017 10:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

“Oficeri serb në Ambasadën e Serbisë në Maqedoni, Goran Zhivaljeviq, nuk ka kërkuar leje dhe as nuk ka pasur të drejtë ta kërkojë nga shërbimet e kundërzbulimit ose qeveria”, deklaroi mbrëmë drejtori i Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Goran Nikollovski.

Sipas tij, DSK deri atëherë ka pasur bashkëpunim të shkëlqyer me përfaqësuesit e shërbimeve të sigurisë BIA dhe me oficerin e saj për lidhje në Maqedoni, si pjesë e bashkëpunimit operativ që DSK ka me 50 shërbimet e huaja, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Nikollovski ishte i vendosur se në Maqedoni nuk ka më përgjime pa urdhër të gjykatës. “Përgjohet vetëm legalisht, nuk ka përgjime ilegale”, tha Nikollovski. Ai gjithashtu shtoi se në drejtorinë e tyre ekziston furgon, por nuk është i verdhë dhe përdoret për aktivitete ofanzive.