Agjenti i Gabigol, Pedroso: Ëndrra e tij është Interi

E publikuar: 15/01/2019 10:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ditë më parë Flamengo zyrtarizoi huazimin e Gabriel Barbosas nga Interi.

Gabigol vazhdoi aventurën e tij në Brazil pasi nuk ka shumë hapësirë te zikaltrit dhe kështu palët u pajtuan për një tjetër huazim.

Agjenti i lojtarit, Junior Pedroso, zbuloi se ëndrra e klientit të tij vazhdon të jetë skuadra italiane, duke shpresuar kështu në një rikthim të mundshëm.

“Interi e din se cila është dëshira e Gabigolit dhe ishte një mundësi e mirë që të gjithë të përfshihen”, ka thënë Pedroso për FCInter1908.it.

West Hami dëshironte të mbyllte shpejt marrëveshjen, por në fund nuk gjetëm një gjuhë të përbashkët”.

“Ai mund të rikthehet ai te zikaltrit? Natyrisht, ai gjithmonë ëndërron të luajë për Intertin”, ka shtuar agjenti.

Në sezonin e fundit Gabigol ishte i huazuar te Santosi, ku shënoi 27 gola në 53 paraqitje në të gjitha garat. /Telegrafi/