Kryetari i Podujevës, Agim Veliu për nder të festës së Kurban Bajramit ka dhuruar çelësat e shtëpisë së re familjes së Halim Blakçorit nga fshati Letanc.
Postimi i plotë:
Jam i lumtur që në vigjilje të festës së Kurban Bajramit, i dhuruam çelësat e shtëpisë së re familjes së Halim Blakçorit nga fshati Letanc.
Kësaj familje i uroj shëndet e mbarësi dhe ta gëzojnë shtëpinë e re!
Shtëpia për familjen Blakçori është ndërtuar nga afaristi llapjan Ragip Mustafa.