Agim Veliu: Atentatin ndaj meje e kryen rivalët politikë (Video)

07.12.2015 22:04
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Agim Veliu: Atentatin ndaj meje e kryen rivalët politikë (Video)

Kryetari i Podujvës, Agim Veliu ka folur në Puls të KTV’së edhe në lidhje me atentatin që është bërë ndaj tij në vitin 2000, ku kishte mbetur i plagosur.

“Unë kam pas një atentat dhe jam plagosur në vitin 2000 për shkak të rivaliteteve politike që i kemi. Unë nuk kam pas problem me askënd deri më sot. Kjo ka ndodhur në kohë të ndjeshme, pasi ishim në prag të zgjedhjeve të para dhe për shkak të ardhjes së presidentit Rugova në Podujevë”, ka thënë Veliu.

Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu ka kërkuar që rasti i vrasjes së Xhemajl Mustafës dhe shumë figurave të LDK-së duhet të zbardhet sa më shpejt dhe të hiqen dilemat.

Veliu tha se nuk është shumë i fuqishëm, siç po pretendohet, megjithatë thekson se “dega e LDK-së në Podujevë është dega më e fuqishme dhe asnjëherë nuk kemi humbur zgjedhjet në Kosovë në komunën time”.

Sa i përket vendosjes së emrave të ri të ministrave të kësaj qeverie, Veliu thotë se unë nuk i ka vendosur ai ata emra, por kryesia e LDK-së.

Ndërkaq, në lidhje me situatën e fundit të krijuar në skenën politike, kreu i Podujevës ka thënë se kjo situatë dhe dhuna nga opozita duhet të ndalet.

“Sa i përket Demarkacionit, kjo është çështje e ekspertëve, kurse z. Bulliqi nuk është ekspert është vetëm një profesor i Gjeografisë dhe nuk është ekspert i vijave kufitare dhe demarkacioneve. Ai mund të jap mendim. Kryeministri ka deklaruar se nëse ka fakte që nuk është kryer mirë kjo çështje, do të korrigjohet”, theksoi Veliu.

Kryetari i Komunës së Podujevës, njëherësh person i afërt i kryeministrit dhe kreut të LDK-së, Isa Mustafa, foli edhe për çështjen e punësimit të djalit të tij në institucionet qendrore. Ai e ka pranuar se është punësuar në një prej ministrive, por thotë se “nuk mund ta ndalojë të punësohet vetëm pse është i biri im”.

E pranon se jeton në Prishtinë, por thotë se “gjysmën e kohës e kaloj në Podujevë”.

Tutje, ai ka hedhur poshtë zërat se kompani të tilla si “Toifor” apo “Integral”, janë të favorizuara nga komuna e tij.

“Nuk është e vërtetë. Mbi 200 procedura janë kryer këtë vit dhe nuk ka pasur asnjë problem ose defekt. Plus, të gjitha komunat marrin kompanitë të cilat i kanë çmimet më të ulëta nga gjithë vendi”, potencoi kryetari i Podujevës, Agim Veliu.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Bekim Sejdiu: Kosova shmangu krizën dhe vuri në krye te shtetit një zonjë të nderuar me bagazh intelektual

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Enver Hasani për zgjedhjen e Presidentes: Procesi i votimit ka nisur me kohë, vendi i fitoi institucionet me mandat të plotë

Hamza pas zgjedhjes së Shiroka-Pulës: Është mirë që vendi do të ketë stabilitet politik e institucional

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Bajrami: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e çojnë vendin në zgjedhje, urime profeshorë Shiroka-Pula

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës