Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, gjatë kohës së zgjedhjeve, u kishte premtuar shoqatës së veteranëve, se do t’iu dhuronte veturën zyrtare. Por një premtim të tillë Bahtiri nuk e ka mbajtur, pasi i ka marrë votat e veteranëve.
Kryetari i Shoqatës së Veteranëve në Komunën e Mitrovicës, Rafet Ibishi i kontaktuar nga Gazeta Fjala ka thënë se, Bahtiri ua kishte premtuar veturën gjatë fushatës elektorale.
“E dinë krejt dynjaja që edhe para fushatës e ka bërë këtë premtim, po se ka majt. Na me zor nuk mundemi me ja marr. As kërkesë nuk i boj kurrë”, ka thënë Ibishi.
E kryetari Bahtiri, thotë se nuk ia lejon ligji ta dhuroj veturën zyrtare të premtuar.
“Nuk e lejon ligji me dhanë veturën”, tha për Gazetën Fjala, kreu i Mitrovicës.
Se përse e ka bërë një premtim të tille kur e ka ditur se është në kundërshtim me ligjin, Kryetari s’ka pranuar të jap detaje./Fjala/