Agim Bahtiri kërkon nga qeveritë shqiptare që të respektojnë vullnetin e familjes Boletini

16.05.2015 17:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Agim Bahtiri kërkon nga qeveritë shqiptare që të respektojnë vullnetin e familjes Boletini

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri ka përshëndetur vendimin edhe të pjesës tjetër të familjes, pra të Xhavit dhe Gazmend Boletinit, për tu tërhequr nga vendimi i mëparshëm për rivarrosjen e eshtrave të të afërmit të tyre, heroit të kombit, Isa Boletini, në Vlorë të Shqipërisë.

“Vendimi i Xhavitit dhe Gazmendit për t’iu bashkëngjitur kërkesës së pjesës tjetër të familjes së heroit Isa Boletini, të kërkesës së boletinasve, Kuvendit të Komunës, institucioneve tjera, shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, partive politike, intelektualëve, shoqërisë civile, por mbi të gjitha kërkesës unanime të qytetarëve të Mitrovicës dhe të Kosovës, që eshtrat e heroit të rivarrosen në vendlindjen e tij, është vendim i vetëm i drejtë dhe njerëzor dhe unë e përshëndes këtë dhe i përgëzoi për reflektim ndaj kërkesave të popullit”, tha ai.

Kryetari dëshiron që përmes kësaj komunikate të falënderojë nga zemra familjen Boletini, boletinasit dhe të gjithë qytetarët e Mitrovicës e të Kosovës, këshilltarët e Kuvendit të Komunës së Mitrovicës, kryetarët e komunave tjera të Kosovës, institucionet tjera të shumta të Republikës së Kosovës, luftëtarët dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së, të gjitha partitë politike, intelektualët e shumtë, shoqërinë civile nga i gjithë vendi dhe diasporën shqiptare, për mbështetjen që i dhanë në kërkesën e tij këmbëngulëse për rivarrosjen e eshtrave të heroit Isa Boletini, në Boletin, e jo në Vlorë.

“Në të gjitha tubimet dhe deklaratat e bëra, kërkesë unanime dhe vullneti i shprehur ishte që heroi Isa Boletini të rivarroset në Boletin. Po ashtu, në këto tubime dhe deklarata, u tha qartë se kosovarët e duan shumë Shqipërinë dhe Vlorën, për të cilat nëse është nevoja edhe jetën do të japin, por heroi i kombit Isa Boletini e ka vendin në Boletin, sepse ishte amanet e tij që të varroset në vendlindje dhe se vetëm i varrosur këtu, ai e ka vlerën e vet reale”, thekson kryetari Bahtiri.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri e njofton opinionin e gjerë se pas takimit të jashtëzakonshëm të Kuvendit të Komunës, mbajtur më 15.05.2015, ka takuar komandantin e Batalionit Rajonal të KFOR-it për Veriun e Kosovës, col.Fischer Hansjorg, i cili ka thënë se KFOR-i asnjëherë dhe në asnjë mënyrë nuk e ka kundërshtuar rivarrosjen e heroit Isa Boletini në Boletin dhe nuk ka pas vlerësime se rivarrosja e tij atje do të tensionojë apo destabilizojë situatën e sigurisë.

Madje, shton kryetari Bahtiri, ai dhe përfaqësuesit e organeve tjera të sigurisë, kanë shprehur gatishmërinë e tyre që të krijojnë kushtet optimale të sigurisë për ceremoninë e rivarrosjes së eshtrave të heroit Isa Boeltini, në Boletin dhe për të ndërmarrë më pastaj masat tjera të nevojshme për mbikëqyrjen e Kompleksit të Kullave të Isa Boletinit, në Boletin.

Me këtë rast, Bahtiri i bënë ftesë qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë, që të respektojnë vullnetin e familjes së heroit Isa Boletini dhe të popullit të Kosovës, duke hequr dorë nga marrëveshja për rivarrimin e eshtrave të heroit Isa në Vlorë.

Po ashtu, kryetari i komunës kërkon nga të dyja qeveritë që të vazhdojnë me përgatitjet e nevojshme, sipas agjendës së paraparë, në mënyrë që gjithçka të jetë e gatshme për rivarrimin dinjitoz dhe ashtu sikur e meriton heroi mbarëkombëtarë, Isa Boletini, më 10 qershor në Boletin.

Mirëpo, thotë kryetari Bahtiri, “nëse qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë, nuk duan të angazhohen seriozisht në realizimin e kërkesës së familjarëve të heroit Isa Boletini dhe të qytetarëve të Kosovës e më gjerë, për rivarrimin e eshtrave në Boletin, atëherë institucionet komunale të Mitrovicës, do të marrin vet përsipër realizimin e kësaj kërkese dhe vullnetit të tyre, për të organizuar ceremoninë e rivarrimit dhe vendosjen e eshtrave të kësaj figure të shquar të kombit, aty ku e kanë vendin, në Boletin të Shalës së Bajgorës”.

“Që sot i ftoj qytetarët e Republikës së Kosovës dhe popullin shqiptar në përgjithësi, që të bëhen gati për një përcjellje madhështore dhe dinjitoze të eshtrave të heroit Isa Boletini, gjatë ceremonisë kryesore që do të organizohet, po më 10 qershor, në stadiumin e qytetit “Adem Jashari”. Ceremonia e rivarrimit të heroit Isa Boletini, duhet të bëhet pas as më të voglin problem, sepse vetëm në këtë mënyrë ne do të kryejmë obligimin tonë njerëzor e kombëtarë ashtu si duhet ndaj këtij personaliteti të shquar të kombit”, tha kryetari Bahtiri.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Murati kritikon Komunën e Prishtinës për transportin publik: Shkelje e plotë e ligjit

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Parlamenti Evropian me mesazh për Kosovën: Përshpejtoni reformat që lidhen me BE-në

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

Trump e quan udhëtimin e G7-ës “sukses të madh”

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

PE miraton raportin për Shqipërinë, Rama: Rezultati ndan dezinformimin digjital nga realiteti i projektit Vjosë- Nartë

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

Halil Kastrati paralajmëron qytetarët: Po keqpërdoret identiteti im për mashtrime financiare

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

LVV falënderon mërgatën për mbështetjen në zgjedhjet e 7 qershorit: Morëm mbi 75 për qind të votave

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

Dy persona gjobiten me nga 200 euro për hedhje të mbeturinave në vende të papërshtatshme në Ferizaj

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

CNN publikon draft-marrëveshjen mes SHBA dhe Iranit

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Rama: Kryeqyteti po ecën drejt transportit modern me autobusë elektrikë dhe tramvaj

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Hoti: Kosova po rrezikon të humbasë projekte energjetike dhe investime strategjike

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Kalon me shumicë votash raporti i Terras për Kosovën në Parlament Evropian

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Përfaqësuesi i BERZh-it: Qeveria duhet të dërgojë sinjal të qartë për investimet në energjinë e ripërtëritshme

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

Kurti pret në takim lamtumirës shefin e EULEX-it, Barbano

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

“Po na ndajnë në ne dhe ata” – Tahiri kritikon qasjen politike të Kurtit

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Shefi i NATO-s: Lajm i mirë që po zvogëlojmë praninë e trupave në Kosovë

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së

Bllokada në Kuvend rrezikon humbjen e rreth 60 milionë eurove nga Plani i Rritjes i BE-së