Në Kosovë, në Sllatinë, ndodhej një aeroport sekret ushtarak.
Ish ushtria Jugosllave, ke posedonin edhe MiG 21, Kodrën e Goleshit e kishin shndërruar në mit, dhe thuajse askush nuk mund të futej brenda.
Banorët në këtë anë tregojnë që edhe fëmijët që u kanë punuar aty, nuk kanë guxuar të tregojnë se çfarë ka brenda.
Shpjegojnë se nuk lejohej askush përreth asaj pjese, përveç banorëve.
Por, mitit i erdhi fundit. Pamjet e fundit nga televizioni shtetëror serb në vitin 1999 brenda këtij tuneli tregojnë aeroplanët aty. Me hyrjen e forcave ruse, para atyre të NATO-s, në gusht të vitit 1999, u larguan edhe 11 aeroplanët e fundit nga kjo bazë.
E tani, ai është i mbyllur për opinionin. Por që nga vitit 2012, kjo bazë e dikurshme ushtarake menaxhohet nga Forcat Speciale të Policisë së Kosovës.
Në pjesën juglindore ndodhet tuneli që dërgon tek vendi kryesor. I gjatë 430 metra, ky tunel është shfrytëzuar edhe si hyrje dikur.
Është i fshehur nën kodër, pranë saj gjendet edhe pista që vazhdon nga aeroporti civile i Prishtinës deri në këtë bazë të fshehur.
Pamjet brenda këtij tuneli, për herë të parë u lejuan xhirime në vitin 2012 për Klan Kosovën. Ka dy hyrje dhe dy dalje dhe është ndërtuar në fund të viteve të ’60-ta, e teknika thuajse nuk ka mbetur.
Brenda tij ruhet edhe mazut, ndërsa ka shumë mbishkrime në gjuhën sllave.
Mbi tunel ka edhe hyrje alternative, e normalisht që edhe antena.
Aty ka vetëm murale të aeroplanëve dhe pilotëve të dikurshëm ushtarak.