Adriana Matoshi: Në këtë ditë pikëllimi e zije Nora Gjakova na i përzinë lotët e dhimbjes me gëzim

E publikuar: 26/07/2021 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nora Gjakova është treguar e pamposhtur në olimpiadë.

Vajza nga Peja ka arritur ti sjellë Kosovës medaljen e dytë të artë olimpike në Tokio 2020.

Pas fitores nga Distria Krasniqi edhe kjo është një fitore historike për Kosovën.

Edhe artistët i janë gëzuar fitores së sotme të Nora Gjakovës, madje aktorja dhe deputetja Adriana Matoshi shkruan këto fjalë të bukura duke e ndërlidhur fitoren me ngjarjen e rëndë dje në Kroaci.

“Ne kete dite pikellimi e zije Nora Gjakova na i perzine lotet e dhimbjes me gezim”, ka shkruar ajo.

Theksojmë, se Majlinda Kelmendi sot i ka dhënë fund karrierës së saj në sportin e xhudos.