Adem Demaçi e kalon rrethin e parë për Nobel 2016

E publikuar: 07/05/2016 11:53
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati nga Kosova Adem Demaçi ka hyrë në rrethin e pare për çmimin Nobel për Paqe 2016.

Kandidati nga Kosova Adem Demaçi ka hyrë në rrethin e pare për çmimin ‘NOBEL PËR PAQE 2016’, ka njoftuar nëpërmjet një letre zyrtare Sekretari i Komitetit Norvegjez për Nobel Ollav Nojstad, bënë të ditur Unioni i Shkrimtarëve të Kosovës.

Në këtë letër zyrtare njoftohet po ashtu se këtë vit për çmimin Nobel për Paqe kishin konkurruar 376 kandidatë nga vende të ndryshme të botës. Çmimi Nobel është çmimi më fisnik në botë, që i ndahet trurit dhe mendjes së intelektualëve.