Abdixhiku uron Tuskun: Ka qenë dhe do të jetë mik i madh i Kosovës

E publikuar: 12/12/2023 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka uruar Donald Tuskun pas zgjedhjes së tij kryeministër i Polonisë.

Abdixhiku tha se Tusk ka qenë dhe vazhdon të jetë një mik i madh i Kosovës dhe popullit tonë.

Pos mik i Kosovës, ai thotë se kryeministri i ri i Polonisë ka qenë dhe vazhdon të jetë një “mbështetës i Lidhjes Demokratike të Kosovës brenda politikës evropiane në secilin rol që kishte deri më tani”.

“Një vit më parë, në takimin e zhvilluar në Roterdam, më tha se po kthehej në vendlindje për të fituar garën që i ishte vënë përballë; dhe se Kosova e LDK do të kenë një derë të hapur më shumë. LDK do të vë në dispozicion të Republikës relacionin e afërt që ka me Donald Tusk”, shkroi Abdixhiku në Facebook.