Abdixhiku: Sikur LDK t’i kishte 48 deputetë do ishte shumë e lehtë

E publikuar: 29/05/2025 21:23
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë se sikur LDK-ja t’i kishte 48 deputetë shumë lehtë do t’i formonte institucionet.

Por, ai tha se edhe po të shkojë më gazë lotsjellës në Kuvend, asgjë nuk ndryshon – Kushtetuta fillimisht i jep përparësi partisë së parë.

Abdixhiku në “Pressing”, tha se LDK-ja sillet brenda rendit kushtetues.

“Duhet i pari ta bëjë shumicën, nuk ka alternativë tjetër. Qëndrimi i LDK-së mbetet i njëjtë, çështja është se dhe po reagova e shkova me gaz lotsjellë, sërish asgjë nuk bëhet pa të parin. Kushtetuta e Kosovës e determinon që i pari duhet të nis urën”, ka thënë Abdixhiku.