Abdixhiku: Nëse Kurti i ka votat për qeveri, t’i përdorë edhe për kryetarin e Kuvendit, nuk i harxhohen

E publikuar: 29/05/2025 21:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se fajin për moskonstituimin e Kuvendit e ka Lëvizja Vetëvendosje, meqë nuk po arrin ta krijojë shumicën. Lidhur me deklaratën e Kurtit që ta sfidojnë nëse i ka votat për Qeverinë, Abdixhiku tha se këto vota mund t’i përdorë edhe për Kryetarin e Kuvendit.

Ai ka thënë se rrugëdalja është një marrëveshje politike. E propozuara e VV’së për Kryetare Kuvendi vazhdon të mbetet Albulena Haxhiu, emër që po kundërshtohet nga partitë tjera.

“Ne s’po dojmë. Ka parti tjera që po dojnë marrëveshje politike…Ka tri parti që kërkojnë një emër tjetër të një kandidati për Kryetar Kuvendi, dhe një tjetër që është e gatshme për koalicion qeverisës”, ka deklaruar Abdixhiku.

Lidhur me deklaratën e Kurtit që ta sfidojnë nëse i ka votat për Qeverinë, Abdixhiku tha se këto vota mund t’i përdorë edhe për Kryetarin e Kuvendit.

“Nuk i harxhohen votat nëse i ka…Askush s’e ka shumicën”, ka thënë ai në t7.