Abdixhiku konfirmon se të mërkurën është takuar me Limajn: Ishte takim shumë miqësor

E publikuar: 19/06/2025 11:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka folur shkurt për media rreth takimit që ka pasur të mërkurën me kreun e NISMA-s, Fatmir Limaj.

Abdixhiku ka thënë se takimi me kryetarin e NISMA-s ka qenë “miqësor”, shkruan Express.

“Takim shumë miqësor me Limajn”, ka thënë Abdixhiku për takimin e ndodhur të mërkurën.

Lidhur me takimin ka folur edhe vetë Limaj, duke konfirmuar se do të ketë edhe takimet të tjera mes tij dhe Abdixhikut.