Abazi: Vizita e Kerry’t s’ka lidhje me krizën

02.12.2015 09:55
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Abazi: Vizita e Kerry’t s’ka lidhje me krizën

Seancat e fundit në Kuvendin e Kosovës janë karakterizuar me bllokadë nga Opozita.

Metodat e përdorura për pezullim të punës së Kuvendit variruan – nga vezët, filikaqat, deri te gazi lotsjellës.

Për zhbllokim të Kuvendit u përdor policia, madje Kryesia e Kuvendit morri vendim për suspendim të Opozitës – disa nga deputetët e saj edhe u arrestuan.

Me këtë vendim nuk pajtohet asesi Haki Abazi, nga Fonadcioni Rockfeller Brothers, i cili e konsideron si sulm ndaj demokracisë dhe kapërcim të kompetencave nga Kryesia dhe kryetari i Kuvendit.

“Përjashtimi i opozitës nuk është kompetencë e Kryesisë, Parlamenti është sovrani dhe çdo deputet është i barabartë në fuqinë dhe rolin që ka. Kadri Veseli është vetëm folës dhe drejtues takimesh nuk është fuqi mbi parlamentin. Ajo që ka ndodhur është edhe një gozhdë në arkivolin e demokracisë kosovare,” ka thënë Abazi për Klan Kosovën.

Pakica e Kuvendit kërkon me ngulm tërheqjen e nënshkrimeve nga marrëveshjet për themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe si dhe Demarkacionin me Malin Zi.

Nga ana tjetër koalicioni qeveritar fatin e Asociacionit ia ka lënë në dorë Gjykatës Kushtetuese, kurse për demarkacionin me Malin e Zi kryeministri Mustafa është i gatshëm të krijojë një komision të përbashkët më Opozitën dhe me ekspertë ndërkombëtar, këtë e shpalosi edhe dje në mbledhjen e Qeverisë.

Për tërë këtë krizë, Abazi mendon se nuk duhet të fajësohet Opozita, por fajtori dhe shkaktari i saj sipas tij ëshë Qeveria.

“Destablizimi më së shumti i shkon në përfitim Qeverisë që ka dështuar në të gjitha agjendat dhe tani duhet krijuar një fajtor me çdo kusht. Fajësimi i opozitës për krizën dhe gjendjen katastrofale prej të cilës po ikin qytetarët e Kosovës është njëjtë sikur të akuzoj shoferi udhëtarin për aksidentin të makinës,” thotë Abazi, njofton Klan Kosova.

Manifestimi i Opozitës nuk ka mbetur pa u komentuar nga ndërkombëtarët, por fokus të madh ka pasur edhe arrestimi i deputetit Albin Kurti.

Abazi i cilëson si bashkëfajtorë për gjendjen edhe përfaqësuesit e bashkësisë ndërkombëtare në Kosovë.

“Është e qartë që përfaqësuesit te bashkësisë ndërkombëtare duan të jenë miqësor ndaj qytetarëve që dolën, por duke dashur që të ndajnë arrestimin nga manifestimi. Nuk është e sinqertë kjo qasje e aq më pak kur dihet që këta përfaqësues janë bashkëfajtorë për situatën e krijuar meqë disa nga ta kanë qenë sponsorizues dhe insistues për një qeveri që nuk është në fakt koalicion natyror dhe krizat si këto kanë qenë të pritura,” ka konkluduar Abazi.

Në këtë thellim të krizës, opinioni publik vëmendjen e ka të drejtuar nga vizita e sekretarit të shtetit John Kerry, i cili për dy orë do të qëndroj sot në Kosovë dhe do të takohet me kryeministrin Isa Mustafa dhe dy zëvendësit e tij Hashim Thaçi e Branimir Stojanoviq.

Por vizitën e tij Abazi nuk e ndërlidhë aspak me krizën politike, ai pret mesazhe në vija të trasha për Kosovën.

“Në fakt nuk mendoj që vizita e sekretarit të shtetit ka të bëjë ndonjë gjë me zhvillimet e fundit. Sigurisht që në mbrojtje te vlerave demokratike ai do të shfrytëzojë rastin për të kërkuar funksionim demokratik të institucioneve, luftim te korrupsionit dhe krimit te organizuar, por shpresoj shumë që ai gjithashtu do të mbështesë agjendën e gjelbër qe është në vijë me qëndrimet e sekretarit Kerry për ndryshimet klimatike dhe zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe njëherit plani që Obama është duke u promovuar tani ne Paris,” ka përfunduar Abazi.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Osmani: Më vjen jashtëzakonisht mirë që presidentja e radhës është grua

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Shiroka-Pula pas zgjedhjes presidente: Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Justina Shiroka-Pula zgjedhet presidente e Kosovës

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Votohet Ligji për Specialen në lexim të dytë

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Komisioni për Legjislacion voton unanimisht ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Ligji për Specialen dhe Presidenti, nis seanca

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Hamza pranon ofertën e Kurtit për presidente: Kundër-kandidate Eliza Hoxha

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

Justina Pula për kandidaturën për Presidente: Nuk kam folur me njerëzit që duhet

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

“Justina Shiroka-Pula presidente e vendit, ligji votohet i pari”, oferta e Kurtit për Hamzën

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Hamza i përgjigjet Kurtit: Çështja e Speciales po përdoret për shantazh politik

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Kurti del me ofertë të re, propozon dy emra për president: Glauku ose Feridja

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Gjini kritikon Kurtin: Ka luajtur lojën e fajësimit dhe të blerjes së kohës

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Haradinaj e quan “keqbërës patologjik” Kurtin: Po punon që ta zhbëjë Kosovën

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Hamza ia kthen Kurtit: Katër hapa, asnjë efekt juridik nëse ligji nuk miratohet në dy lexime

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

Murati me mesazh për Hamzën: Jepni “po”-në, pastaj Kurti e Abdixhiku e bindin Sejdiun

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara

EKSKLUZIVE | Bekim Sejdiu për Infokusin: I kam njoftuar sërish LDK-në dhe Kurtin, jam tërhequr nga gara