AAK u premton hapësirë të rinjëve nëse vijnë në pushtet

E publikuar: 01/04/2017 15:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca e të Rinjve të Kosovës, ka organizuar një takim me të rinj, ku të pranishëm kanë qenë edhe anëtarët nga kryesia qendrore e partisë.

Bëhet fjalë për Daut Haradinaj, Gazmend Abrashi, Avni Arifi dhe Djellëza Hoti.

Aty është duke u debatuar rreth situatës politike në vend përfshirë zgjedhjet, rininë dhe çështje të tjera, njofton.

Aty është thënë se zgjedhjet e parakohshme janë afër, pasi disa nga partitë sipas tyre e kanë nisur fushatën.

Derisa është folur për rininë, është pohuar se në listat zgjedhore të zgjedhjeve të ardhshme nga kjo parti do të jetë 30 për qind të rinj.

Po ashtu është kritikuar qeveria Mustafa se në përbërje ka më së shumti njerëz që janë afër pensionimit, me AAK në Qeveri, një pjesë e madhe e dikastereve do të drejtohet nga të rinjtë.