Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur konferencën e radhës me ç’rast ka njoftuar edhe për procesin zgjedhor.
Sipas tyre deri më tani kanë qenë zgjedhje të qeta të shënuara me incidentet të vogla.
Ahmet Isufi nga kjo parti u ka bërë thirrje gjithë qytetarëve për dalje në votime edhe për këtë kohë të shkurtër që ka mbet, transmeton Indeskonline/
“Deri më tani është një dalje e dinjitetshme e qytetarëve dhe nuk ka ndonjë incident të theksuar. Ka mbetur edhe pak kohë deri në përfundim të vendvotimeve, prandaj i ftojë qytetarët e Kosovës ta shfrytëzojnë këtë kohë për formimin e institucioneve lokale të cilat do të mundësojnë për zhvillimin dhe funksionimin normal në nivel lokal, të Republikës së Kosovës”, ka thënë ai.
Gjithashtu, ai ka falënderuar të gjithë qytetarët që i janë përgjigjur thirrjes për të dal në zgjedhje për të bërë një lidership në Kosovës dhe ka falënderuar gjithë organizatat që kanë përcjell zhvillimin e procesit të zgjedhjeve në mënyrë që Kosova të ketë një imazh sa më të mirë.


















