AAK: Manifestimi i inaugurimit të Thaçit, cirkus

E publikuar: 08/04/2016 12:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës konsideron se manifestimi i sotëm për inaugurimin e Hashim Thaçit, president, është cirkusi i rradhës.

“Për AAK-në, Hashim Thaçi, nuk është president i Unitetit dhe manifestimi i inaugurimit të tij, është përpjekje e tij, për ta kompensuar një element të rëndësishëm që i mungon atij”.

“Hashim Thaçi, gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë sinonim i kapjes së shtetit; Ai i ka qenë poashtu shkaktar i shkallës së lartë të krimit dhe të korrupsionit, dhe sëfundi i ka luajtur edhe guërt e kufinit dhe prandaj zgjedhja e tij, mund të jetë vetëm riciklim i një gjendjeje katastrofike për vendin”.

“AAK, e ka kundërshtuar votimin e tij në Kuvend, në rrugë dhe në Gjykatën Kushtetuese dhe qëndrimi ynë për sa i përket zgjedhjes dhe inaugurimit të tij, mbetët i pandryshueshëm”.

“Zgjedhja e Hashim Thaçit, president, është një ngjarje tjetër e keqe e rradhës për Kosovën” thuhet në njoftim për media të AAK-së.