AAK, Kurtit: Urgjentisht puno me aleatët, Kosova në situatë të rëndë

E publikuar: 13/06/2023 22:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) i ka bërë thirrje kryeministrit Albin Kurti që të veprojë sa më shpejtë në bashkëpunim me aleatët, kjo lidhur me zhvillimet në veri.

“Kosova asnjëherë nuk ka qenë në situatë më të rëndë politike, diplomatike dhe të sigurisë se sa sot”.

“Kërkojmë nga kryeministri Kurti që urgjentisht t’i bashkërendojë veprimet me aleatët ndërkombëtarë, me ShBA-të në veçanti, para se gjendja të eskalojë e të marrë kahje edhe më të rëndë!”, thuhet në reagim të AAK në Facebook.

Ndërkohë, sot Radio Evropa e Lirë ka bërë të ditur se burime të saja ndërkombëtare i kanë thënë se Bashkimi Evropian ka përgatitur masa fillestare, si sanksione kundër Kosovës për shkak të mospërfilljes së kërkesave për hapa të menjëhershëm nga Qeveria e Kosovës për uljen e tensioneve në veri.