AAK: Jo paralelizmit etnik në ushtrinë e Kosovës

16.05.2015 11:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
AAK: Jo paralelizmit etnik në ushtrinë e Kosovës

Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe të Sigurisë i AAK së, ka vlerësuar se ideja e lansuar të diskutohet për krijimin e një “entiteti ushtarak” minoritar – paralel dhe njëetnik, përbrenda strukturës së ardhshme të Forcave të Armatosura të Kosovës (FAK), ekskluzivisht për pakicën serbe, është i rrezikshëm, jofunksional, dezintegrues dhe jashtë çdo praktike standardizuese të strukturave të rregullta ushtarake të shteteve demokratike dhe të vetë NATO, që pretendohet të jetë FAK-u dhe anëtarësimi i saj në këtë organizatë.

AAK nëpërmejt një komunikate ka thënë se paralelizmi ushtarak që pritet të diskutohet në mes Prishtinës dhe Beogradit, në hierarki vertikale dhe horizontale me nivel komandues të veçantë dhe i ndarë nga struktura e unifikuar e komandimit ushtarak, ka tendencë të implikojë dhe të kontrollojë Ushtrinë e Kosovës nga prezenca paralele brenda FAK-ut nga Serbia, përmes infiltrimit të marrëveshjeve politike.
“Mendimet se kjo është një fazë kalimtare e relaksimit të raporteve me Serbinë, nuk qëndron, për shkak të kompleksitetit strukturor dhe strategjik për sigurinë e Kosovës. Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës, që çështjet vitale-nacionale, siç janë Punët e Brendshme Shtetrore; Ushtria; Inteligjenca; Tërësia e Sovranitetit, Rregullimi i Brendshëm Juridiko-Politik etj., të mos hyjnë asnjëherë në kuadër të bisedave me Serbinë. Njëherit, nuk duhet lejuar që, duke përfituar Serbia, këto të jenë kusht për normalizim të raporteve midis dy sheteve. Qeveria vazhdimimisht po e neglizhon realizimin e bazës ligjore, që lejon krijimin e FAK-ut, rrjedhimisht të hapë rrugën legale, parlamentare dhe kushtetuese që Kosova më në fund të ketë arkitekturën e re ushtarake”, thuhet në komunikatë.

Kjo situatë e imponuar, sipas AAK-së, është skajshmërisht e papranueshme dhe duhet të ngjallë reagime të menjëhershme, që Kosova ta ketë sa më parë ushtrinë profesionale dhe jopolitike, me një hierarki unike komanduese dhe jo t’i mvishetasajedhe një “trup-komandë” paralele nga Lista Serbe, e imponuar politikisht nga ndikimi i Beogradit në Kosovë./Indeksonline/

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Edi Rama: Po të kishte kamera në takimet e mia me Albin Kurtin do habitej dynjaja, qëllimet i kemi të njejta por metodat e ndryshme

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Takimi i NATO-s në Ankara, Maqedonci: Haxhiu u ftua në margjina të Samitit, por u vlerësua se s’duhet të marrë pjesë

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Arifi i reagon Kurtit: Sot po i duhemi për presidentin, para disa muajsh s’na ftoi fare në takim

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Iu përkeqësua gjendja, vdes një burrë në Qendrën e Shëndetit Mendor në Gjilan, nisin hetimet

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Kurti për takimet me PDK e LDK: Herët të flasim për rezultate konkrete, por mbetemi optimistë

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Buxhovi: Edhe Perëndimi është i brengosur nga sjelljet politike të Albin Kurtit

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Osmani Presidente? Kurti: S’kemi qenë të përqendruar te emrat tash, duhet të jetë konsensual që të kemi numrat maksimalë

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Abdixhiku pas takimit: U dakorduam që të vazhdojmë me komunikim

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Kurti pas takimi me Abdixhikun e Osmanin: Nuk kemi ndonjë konkluzion

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Rama: Në 14 korrik mbyllim 3 kapitujt e parë të anëtarësimit në BE

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Kurti para takimit me Abdixhikun e Osmanin “optimist dhe me vullnet të mirë”

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Dogana e Kosovës shënon rekord: Inkason mbi 1 miliard euro të hyra

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haxhiu dekoron me Medalje Presidenciale Ushtarake kolonelin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Haga arsyeton mbajtjen në paraburgim të Thaçit, Veselit, Krasniqit e Selimit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm