AAK: Dështimet e qeverisë Mustafa&Thaçi në 100 ditëshin e qeverisjes

31.03.2015 09:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
AAK: Dështimet e qeverisë Mustafa&Thaçi në 100 ditëshin e qeverisjes

Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe Sigurisë (DMPS) i AAK –së, në mënyrë kronologjike ka përcjellur “aktivitetin” e Qeverisë Mustafa, qëndër lidhet me sektorin e Mbrojtejs dhe Sigurisë dhe si pasojë e paaftësisë, neglizhimit total dhe jogatishmërisë së Qeverisë, janë evidentuar disa mangësi serioze në fushën e Mbrojtjes dhe të Sigurisë.

Qeveria është treguar si e paaftë për të krijuar kredibiletet të mirfilltë karrshi sfidave të politikave të Mbrojtjes dhe të Sigurisë në të gjithë sektorin e sigurisë në vend.

Ajo, po ashtu, është treguar indiferente edhe në takimin e dy qeverive, nga ku nuk kemi as një të vetmen marrëveshje në mes të dy qeverive, përkatësisht(ministrive përkatëse) lidhur me bashkërendimin specifik në fushën e Mbrojtjes në mes të dyshteve.

Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe Sigurisë (DMPS) i AAK–së, në vijim ka nxjerrë disa të dhëna, që janë shqetësuese, prej tyre, 12 sish, mbi atë se çka nuk ka bërë Qeveria Mustafa në 100-ditëshin e qevrisjes së dështuar në sekrotin e Mbrojtjes dhe të Sigurisë:

  1. Qeveria fillimisht pati dështuar në emërimin e ministrave të MFSK dhe MPB, duke mos përzgjedhë kuadrin e duhur profesional dhe plotësimin e vendeve për zv/ministra, në sektorin e sigurisë.
  2. Qeveria nuk ka treguar zgjuarsi shtetrore për të përmirësuar imazhin negativ ndaj skandaleve të AKI–së, poashtu, nuk po tregohet një saktësi të dhënash nga burime inteligjente, lidhur me numrin joserioz të pjesëmarrjes së qytetarëve në luftërat e huaja. Paraqitjet publike nga dy zyrtarë të lartë shtetror, të z. Thaçi dhe z. Hyseni, kanë kundërthënie numrash midis tyre.
  3. Qeveria ka dështuar në krijimin e sigurisë dhe besimit te qyetarët, ku si rezultat i kësaj mossigurie, ikën mbi 100 mijë qytetarë nga Koaova.
  4. Qeveria (MFSK) nuk arriti akoma procedimin dhe amandamentimin e ligjit për FAK-un, njëherit nuk arriti t’i realizojë detyrimet kushtetuese, e që duhet të jetë Ushtria e Kosovës.
  5. Qeveria akoma nuk ka krijuar një klimë sigurie dhe mirëbesimi për sigurinë e qytetarëve kundër shkallës së nxitjes së terrorizmit dhe përhapjes së tij edhe në vendin tonë.
  6. Qeverisë i ka mungar qasja creative dhe vizioni pragmatik i zgjidhjes së çështjes së problemit të Mitrovicës dhe dëmtimit të pronave dhe pasurisë së shqiptarëve atje.
  7. Qeveria (MFSK) nuk i ka përmbushë detyrimet e saj politike karshi partneritetit ndërkombëtar, me asnjë vizitë të nivelit të lartë misioneve të saj, si KFOR-it, selisë së NATO-s, OSBE-së, Zyrës së BE-së etj.
  8. Qeveria dështoi në intonimin e Himnit Kombëtar, me rastin e Manifestimit të Epopësë së UÇK-së më 5, 6 dhe 7 Mars, në nderim të heroizmit të familjes së Komandantit Legjendar Adem Jashari, me ç’rast iu dha një hije e keqe kësaj qeverie dhe revoltoi familjarët, në veçanti, dhe qytetarët, në përgjithësi.
  9. Qeveria dhe z. Mustafa, në 100 ditë nuk i ka  kushtuar edhe asnjë ditë luftimit të korrupsionit në nivelin e lartë politik, as nga e kaluara dhe as nga e tashmja,por, si duket, kafilluar proceci i rehabilitimit të tyre brenda llojit bashkëqeverisës.
  10. Qeveria (MPB) e pati tepruar lidhur me përdorimin e forcës, nga ku asnjëherë nuk pati një raport mbi përdorimin e tepruar të forces ndaj qytetarëve që protestonin kundër politikave jotransparente të qeverisë mbi “Terpçën” dhe mosshkarkimit të ish-ministrit Jabllanoviq
  11. Qeveria nuk ka treguar aspak përkushtim në paanshmërinë e sigurisë komplekse, në procesin e zgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, nga ku ka pasur përshkallzim të situatave konfliktuoze të pasigurisë, rreth anëtarëve të Këshillit Prokurorial, lidhur me mosmarrëveshjet rreth kredibilitetit të tyre, ku njëherit qytetarët kanë treguar pasiguri totale edhe ndaj sektorit të drejtësisë.
  12. Departamenti për Politika të Mbrojtjes dhe Sigurisë (DMPS) i AAK–së, vlerëson se, përgjithësisht, qeveria në këto 100 ditë, nuk ka treguar përgjegjësi dhe aftësi politike e kadrovike të menaxhimit dhe ekspertizës për t’iu ofruar qytetarëve të vendit klimën e mirëbesimit, sigurisë dhe mbrojtjes, që atyre iu duhet më së shumti në të gjitha nivelet e saj, thuhet në komunikateën për media të AAK-së.

 

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kurti tregon pse s’propozoi përsëri emër për kryetar Kuvendi

Kurti tregon pse s’propozoi përsëri emër për kryetar Kuvendi

Lushaku-Sadriu: Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës është përgjegjësi e partisë më të madhe

Lushaku-Sadriu: Moskonstituimi i Kuvendit të Kosovës është përgjegjësi e partisë më të madhe

Tahiri: Po abuzohet me Kuvendin, po cenohet Kushtetuta dhe po prodhohet krizë politike

Kurti kërkon sërish kohë shtesë për bisedime me partitë e tjera për presidentin

Kurti kërkon sërish kohë shtesë për bisedime me partitë e tjera për presidentin

Kadriaj gjuan me vezë drejt Kurtit, Dehari i ndërpret punimet e seancës

Kadriaj gjuan me vezë drejt Kurtit, Dehari i ndërpret punimet e seancës

Edhe pas gjysmë ore, nuk nis vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Edhe pas gjysmë ore, nuk nis vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit

Haradinaj: Kurti dhe Haxhiu ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues, jemi në një situatë të re dhe të rrezikshme

Haradinaj: Kurti dhe Haxhiu ia kanë djegur Kosovës afatin kushtetues, jemi në një situatë të re dhe të rrezikshme

Haxhiu: Kushdo që mendon se po shkelet Kushtetuta, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Haxhiu: Kushdo që mendon se po shkelet Kushtetuta, le t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Bekë Berisha për Kurtin: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media

Bekë Berisha për Kurtin: Duhet me ia marrë qeverinë këtij njeriu të keq – jo më me konferenca për media

Hamza: PDK do të ndërmarrë veprime ligjore për mbrojtjen e Kushtetutës

Hamza: PDK do të ndërmarrë veprime ligjore për mbrojtjen e Kushtetutës

Cakolli: Skandaloze që deputetëve t’i mbyllet dera e sallës së Kuvendit, duhet të dihet menjëherë kush e mori këtë vendim dhe të kërkohet llogaridhënie

Cakolli: Skandaloze që deputetëve t’i mbyllet dera e sallës së Kuvendit, duhet të dihet menjëherë kush e mori këtë vendim dhe të kërkohet llogaridhënie

Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryma kushtetuese dhe afatet

Haziri: Kërkuam që seanca të mbahet sonte në mënyrë që të ruhet fryma kushtetuese dhe afatet

Besnik Tahiri: Dyert e sallës së Kuvendit janë të mbyllura përkundër faktit që e kemi lajmëruar me kohë kryesuesin

Besnik Tahiri: Dyert e sallës së Kuvendit janë të mbyllura përkundër faktit që e kemi lajmëruar me kohë kryesuesin

Gjini: Sonte Kosovën e shohin me dhimbje miqtë ndërsa me gëzim armiqtë, Kurti po ia qet faqen e zezë vendit

Gjini: Sonte Kosovën e shohin me dhimbje miqtë ndërsa me gëzim armiqtë, Kurti po ia qet faqen e zezë vendit

Gruda: Jemi në situatë të jashtëzakonshme, anarki e plotë

Gruda: Jemi në situatë të jashtëzakonshme, anarki e plotë

Maliqi: Deputetët t’i drejtohen Supremes për Kurtin e Haxhiun jo Kushtetueses, Prokuroria të hapë procedurë për krim kundër Republikës

Maliqi: Deputetët t’i drejtohen Supremes për Kurtin e Haxhiun jo Kushtetueses, Prokuroria të hapë procedurë për krim kundër Republikës