Lajmet

Haradinaj: T’i rikthehet mandati Thaçit, vazhdimi i tij është nder për ne si shqiptarë

22.08.2026 12:08
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
Haradinaj: T’i rikthehet mandati Thaçit, vazhdimi i tij është nder për ne si shqiptarë

Ish-kryetari i Aleancës, Ramush Haradinaj, ka thënë se është në nderin e kësaj legjislature dhe të çdo legjislature që t’i vazhdohet mandati ish-presidentit Hashim Thaçi, duke e cilësuar këtë si një kundërpërgjigje ndaj, siç ka thënë ai, armiqve të Kosovës.

Haradinaj ka deklaruar se çështja e marrëveshjes për presidentin është “alibi” dhe se ka edhe opsione të tjera për të mos e mbajtur peng Kosovën.

“Çështja e marrëveshjes për president, edhe kjo është një alibi. Një alibi që ndodh qëllimshëm. Pra, e shtyn,. Edhe në këtë mandat të dytë që po e djeg, pra, e shihni, çdo 48 orë duhet të thirret seanca, në qoftë se do me gjetë zgjidhje Kurti, pra regjimi i Kurtit, me thënë të drejtën, është nderi i kësaj legjislature, po edhe i çdo legjislature, që t’ia vazhdojmë mandatin Presidentit Thaçi. Atij i është marrë mandati me një ndërhyrje ligjore, dhe me kthimin e tij, është në nderin tonë, si shqiptarë, si komb, jo për shkak të ndonjë afërsie partiake apo politike, po për shkak të një kundërpërgjigjeje ndaj armiqve të Kosovës që kurrë nuk flenë, që t’ia vazhdojmë mandatin.

Ka edhe X opsione të tjera, mos me e mbajtur peng Kosovën. Pra, po e thëm edhe një herë, armiqtë nuk flenë, regjimi i Kurtit po do me e vënë në gjumë Kosovën.”

Haradinaj ka kritikuar edhe mosvazhdimin e seancës konstituive, duke thënë se pas skadimit të afatit të parë 30-ditor.

“ Kuvendi është inekzistent. E vërteta është që është djegie e mandatit të atyre që janë zgjedhur, është djegie e mundësisë, edhe kjo po ndodh nga regjimi i Kurtit, nga Kurti, regjimi i tij, për shkak se ai e ka instaluar veten mbi Kushtetutën, mbi ligjin, mbi çdo obligim kushtetues dhe ligjor.”

Ai ka thënë se arsyetimi për mos thirrjen e seancës për shkak të mundësisë së dhunës është “vetëm alibi”.

“Mosthirrja e seancës me arsyetimin që, mbasi s’ka marrëveshje, ndodh dhunë në seancë, është vetëm alibi. Dhuna ka ndodhur edhe një dhunë që e shpreh frustrimin, mllefin e qytetarëve, pra gjuajtja me vezë për Kurtin, jo pse ka thirrë seancën, po pse s’po kandidon kryetarin e Kuvendit, që është detyrë dhe obligim i tij e i partisë së tij fituese. Pra, jo pse ka thirrë seancën, po pse po na humb seancën, me mandatin… pse po e djeg mandatin e deputetëve?”

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Kos paralajmëron Serbinë: Kthimi i eshtrave të Mlladiqit do të jetë “provë shumë e rëndësishme” për rrugën drejt BE-së

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

Aktakuza për krimet e luftës në Prekaz, identifikohen 35 të pandehur për sulmin në lagjen e Jasharajve

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

AAB shënon një nga mbrëmjet më të veçanta akademike: Gjenerata XXIII diplomon në një ceremoni madhështore

Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Akuzat për 53-milionëshin, Lekaj ndihet i pafajshëm: S’kam asgjë për të shtuar

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?

Hamiti: Qysh 6 deputetë po e dërguakan vendin në zgjedhje, kur Kuvendi i ka 120 deputetë?

Osmanit për Kurtin: S’mund të them më se e njoh aq mirë, dikur kam menduar se e njoh

Osmanit për Kurtin: S’mund të them më se e njoh aq mirë, dikur kam menduar se e njoh

Zemaj – Abdixhikut: Ata që marrin rezultat të dobët duhet me lëshu rrugë, e kam thënë gjatë gjithë karrierës

Zemaj – Abdixhikut: Ata që marrin rezultat të dobët duhet me lëshu rrugë, e kam thënë gjatë gjithë karrierës

Në mbështetje të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, organizohet protestë simbolike në Lubjanë

Në mbështetje të Thaçit, Veselit, Selimit e Krasniqit, organizohet protestë simbolike në Lubjanë

Shala pasi kundërshtoi Abdixhikun për ujdinë me Kurtin: Njerëzit e lirë përcaktues të rrugës së LDK-së

Shala pasi kundërshtoi Abdixhikun për ujdinë me Kurtin: Njerëzit e lirë përcaktues të rrugës së LDK-së

Deliu-Kodra: Nuk do të rrimë duarkryq

Deliu-Kodra: Nuk do të rrimë duarkryq

Presidenca: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Presidenca: Kryetari i ri i Kuvendit do të marrë postin e ushtruesit të detyrës së presidentit

Ymeri akuzon Abdixhikun për “deklarata të paqena”: Përtej negociatave po fshihet një hall i madh

Ymeri akuzon Abdixhikun për “deklarata të paqena”: Përtej negociatave po fshihet një hall i madh

BQK vendos standarde të reja për mbrojtjen e konsumatorëve dhe sjelljen në treg në sektorin e sigurimeve

BQK vendos standarde të reja për mbrojtjen e konsumatorëve dhe sjelljen në treg në sektorin e sigurimeve

Rriten shpenzimet qeveritare në tre mujorin e dytë

Rriten shpenzimet qeveritare në tre mujorin e dytë

Mustafa: 6 deputetët e LDK-së janë njerëz që s’i bën rrotë askush

Mustafa: 6 deputetët e LDK-së janë njerëz që s’i bën rrotë askush

Peci-Abdixhikut: Kur flet në emër të shtëpisë, duhet të jesh i sigurt që e përfaqëson atë

Peci-Abdixhikut: Kur flet në emër të shtëpisë, duhet të jesh i sigurt që e përfaqëson atë