A mundet Johnny Depp ta “ringjallë” karrierën pas fitores në gjykatë?

E publikuar: 02/06/2022 22:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Share:

Gjykata në Virxhinia vendosi që Amber Heard ka shpifur kundër ish bashkëshortit të saj, Johnny Depp duke u paraqitur si viktimë e dhunës në familje. Por sa mund të ndihmojë vendimi i jurisë për të “ringjallur” karrierën e aktorit të famshëm?

“Gjykata më ktheu jetën. Unë jam sinqerisht mirënjohës “, tha Johnny Depp i lumtur pas shpalljes së vendimit, duke shtuar në latinisht “E vërteta nuk humbet kurrë”. Për më shumë se gjashtë javë, gjykata e Fairfax dëgjoi detaje tronditëse për martesën fatkeqe të çiftit.

Pse Amber Heard humbi padinë për shpifje të ngritur nga Johnny Depp? – 6

Depp ka thënë se humbi 22.5 milionë dollarë për serinë e gjashtë të “Pirates of the Caribbean” për shkak të akuzave të ish gruas për abuzim. Por ekipi ligjor i kësaj të fundit paraqiti dëshmitarë, të cilët pohuan se Depp kishte ndryshuar për shkak të abuzimit me alkoolin dhe drogën.

“Çfarëdo dëmi që u bë, ai u bë dhe që tani e tutje ka të ngjarë të fillojë një proces i kthimit në normalitet,” tha një producent hollivudian që ka punuar me Depp në të kaluarën. “Por unë nuk mendoj se ai do të nënshkruajë kontrata me studio të mëdha, shumë të mëdha filmi.

Nëse ai hedh shishe dhe merr drogë, ata nuk do të tolerojnë vonesa që kushtojnë shuma të mëdha për dikë që nuk është më një yll i ndritshëm.”, tha producenti. Yjet e mëdhenj të Hollivudit – nga Robert Downey Jr. te Mel Gibson – kanë vazhduar të kenë sukses pas mosmarrëveshjeve shkatërruese për karrierën.

Pse Amber Heard humbi padinë për shpifje të ngritur nga Johnny Depp? – 8

“Unë mendoj se ka studio që do të donin të punonin me të në këtë fazë,” tha Karen North, një profesore e menaxhimit të reputacionit në Universitetin e Kalifornisë Jugore. Edhe pse ka pasur një sërë dështimesh, “ai është në qendër të vëmendjes tani për shkak të gjyqit për aq kohë sa ka qenë gjithmonë”.

Edhe pse një rikthim në qendër të vëmendjes pas akuzave për abuzim me drogën dhe alkoolin do të ishte i vështirë, Depp kurrë nuk pretendoi se ishte një “fëmijë i mirë”. “Unë mendoj se Johnny Depp do të kthehet, nëse dëshiron. Ka shumë opsione,” thotë North.

Depp i kaloi ditët para vendimit duke dhënë koncerte rock në Angli me kitaristin Jeff Beck, ndoshta për të treguar se interesat e tij janë më të gjera se një rikthim në ekranin e madh.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!