A mund ta rrëzojnë Qeverinë Hoti, PDK e Vetëvendosje?

E publikuar: 23/06/2020 14:56
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

????????????????????????????????????

Sot në Kuvendin e Kosovës, u përmend edhe inicimi i një mocionit të ri të mosbesimit.

Tash për Qeverinë Hoti, shkruan gazeta Infokus.

Kjo fillimisht u përmend nga deputetja e Vetëvendosjes Mimoza Kusari – Lila, e që më pas pati edhe një reagim nga Memli Krasniqi i PDK-së.

Ky i fundit tha që së pari Vetëvendosje të inicioi këtë gjë e më pas siç tha Krasniqi do t’i përgjigjen 100% në mënyrë meritore, derisa disa herë Qeverinë Hoti e quajti si Qeveria e mashtrimit.

Por, a mund ta rrëzojnë PDK dhe Vetëvendosje Qeverinë Hoti?

Në fakt, për të iniciuar një mocion mosbesimi nevojitet 1 / 3 e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, apo 40 deputet.

E kjo lehtë mund të arrihet nga këto dy parti, pasi Vetëvendosje ka 29 deputet, ndërsa partia e Kadri Veselit i ka 24 sosh, shkruan gazeta Infokus.

Kësisoj, të dy partitë bashkë, i kanë gjithsej 53 deputet.

Mirëpo, pasi të iniciohet mocioni i mosbesimit, për t’u rrëzuar Qeveria, ju nevojiten edhe 8 deputet tjerë, pasi së paku duhet të jenë 61 që e përkrahin këtë gjë.

Rrjedhimisht, rrëziimn e Qeverisë Hoti, PDK e Vetëvendosje nuk mund ta bëjnë si të vetme, pa ndihmën e së paku 8 deputetëve tjerë./Gazeta Infokus/