DASH kritikon kufizimet në lirinë e lëvizjes në Kosovë

25.06.2015 22:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Print
DASH kritikon kufizimet në lirinë e lëvizjes në Kosovë

Kosova, si një demokraci parlamentare, më 8 qershor të vitit 2014, ka mbajtur zgjedhjet e përgjithshme, të cilat, nga vëzhguesit ndërkombëtarë, janë vlerësuar si të lira dhe të ndershme, ndonëse bllokada pasuese politike ka vonuar formimin e qeverisë deri më 9 dhjetor.

Kështu nis kapitulli për Kosovën në raportin e fundit të lëshuar nga Departamenti amerikan i Shtetit, për të drejtat e njeriut gjatë vitit 2014.

Raporti thekson se problemi më i madh në fushën e të drejtave kanë qenë veprimet për të bllokuar normalizimin e marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë.

Këtu veçohet ngritja e bllokadave rrugore në veri të Mitrovicës nga zyrtarët serbë të Kosovës dhe kufizimet e lirisë së lëvizjes dhe lirisë së lutjes të pelegrinëve ortodoksë serbë.

Dhuna dhe diskiriminimi shoqëror kundër pjesëtarëve të pakicave etnike, personave me aftësi të kufizuara dhe pjesëtarëve të komunitetit lezbik, homoseksual, biseksual dhe transseksual kanë përbërë shqetësimin e dytë të madh, ndërsa dhuna familjare ndaj grave është radhitur si problem i tretë.

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit përmend arrestimin e 17 ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të njohur si grupi i Drenicës, nën akuza të ndryshme të vrasjes dhe terrorizmit.

“Të arrestuarit kanë përfshirë zyrtarë të qeverisë me lidhje të forta me Partinë Demokratike të Kosovës – në mesin e tyre ambasadori i Kosovës në Shqipëri, Sylejman Selimi, dhe kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku”, kujton raporti.

Ai po ashtu thekson se akuzat për krime lufte kundër ish-zyrtarëve të lartë të UÇK-së mbeten në pritje të krijimit të një gjykate të veçantë.

Kur bëhet fjalë për të zhdukurit, raporti përmend mbi 1,600 persona që mbeten të pagjetur që nga lufta e fundit në Kosovë.

Përpjekjet për gjetjen e tyre kanë vazhduar dhe në gusht dhe shtator, misioni i EULEX-it ka marrë 52 grumbuj të mbetjeve njerëzore nga një varr masiv në Rashkë të Serbisë, thuhet në raport.

Departamenti amerikan i Shtetit i kushton një pjesë të raportit edhe lirisë së fjalës dhe shtypit. Thotë se qeveria, në përgjithësi, i ka respektuar këto të drejta, porse zyrtarë individualë publikë, politikanë dhe biznesmenë kanë bërë përpjekje të frikësojnë përfaqësuesit e mediave.

Sipas raportit, mediat po ashtu kanë hasur vështirësi në sigurimin e informacioneve nga qeveria dhe institucionet publike, të cilat janë komplikuar edhe më shumë nga mungesa e zëdhënësit të qeverisë.

Raporti kujton se Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dhe organizata të tjera mediale kanë raportuar disa sulme fizike dhe kërcënime verbale ndaj gazetarëve.

Në pjesën për korrupsionin, raporti thotë se qeveria ka ndërmarrë hapa për të ndjekur penalisht dhe dënuar zyrtarët që kanë bërë abuzime, por shton se ka pohime se zyrtarët e lartë të përfshirë në korrupsion, nuk ndëshkohen.

“Korrupsioni mbetet problem serioz, sipas organizatave ndërkombëtare dhe organizatave joqeveritare. Mungesa e mbikëqyrjes gjyësore dhe dobësia e përgjithshme në sundimin e ligjit i kanë kontribuar problemit”, thuhet në raport.

Në rrafshin global, Departamenti amerikan i Shtetit kritikon ashpër militantët e Shtetit Islamik, ashtu si edhe qeveritë e Rusisë, Iranit dhe Azerbajxhanit për shkelje të të drjetave të njeriut.

Raporti posaçërisht vë theksin mbi brutalitetet e Shtetit Islamik në Siri dhe Irak, kundër pakicave jazidi, të krishtere, turkmene, shabak, shiite dhe sunite.

Raporti e përshkuan sistemin politik të Rusisë si gjithnjë e më autoritar dhe me masa të reja për shtypjen e disidentëve.

Ai thotë se Irani ka vazhduar të kufizojë rëndë liritë e tubimit, shprehjes, fesë dhe shtypit, raporton rel.

Raporti i Departamentit amerikan të Shtetit vë në dukje edhe përdorimin e sistemit gjyqësor nga Azerbajxhani për të ndëshkuar aktivistët dhe gazetarët kritikë të qeverisë.

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!
© infosot.com


Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Abdixhiku pas takimit me Kurtin: Ky është një hap përpara, kemi diskutuar për emra konkretë

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Është hera e parë që kemi diskutuar për emra të përveçëm

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

Nasim Haradinaj me akuza ndaj Hysni Gucatit të OVL UÇK: U zu në hajni, e din ai, për t’u mbuluar thirri protestë

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

KEDS del me njoftim për reduktimet gjatë datave 27, 28 dhe 29 gusht

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haxhiu reagon për vrasjen e 80-vjeçares në Prizren: Mjaft më me vrasjen dhe dhunën ndaj grave

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Haradinaj: 25 miliardë euro të shpenzuara, asnjë metër autostradë – Kurti shkon në Maqedoni të mburret me projektet e BDI-së

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

Mickoski për nisjen e autostradës Shkup-Bllacë: E premtuam, i lumtur që një kompani maqedonase po i kryen punët

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

2.11 milionë euro për Projektin e Banimit Social Adekuat në Komunën e Rahovecit

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Kroacia jep alarmin: Serbia po grumbullon armë sulmi, ushtroni presion mbi Beogradin

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Hamza priti në takim lamtumirës Guerot: Mirënjohës për angazhimin në forcimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Francës

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

Kurti: Autostrada Shkup-Bllacë forcon lidhjen mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

“Kosova nuk ishte vetëm”, Universiteti i Prishtinës nderon çiftin DioGuardi me titullin “Doctor Honoris Causa”

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

PDK dorëzon kallëzim penal në PSRK ndaj Kurtit e kabinetit qeveritar: Janë tejkaluar kompetencat, keqpërdorim i pozitës

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Hoti: Deputetët po marrin paga pa punuar absolutisht asgjë, bllokimi i institucioneve ka një adresë – Kurti dhe Vetëvendosje

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Konjufca: VV-ja i ka emrat për president, presim takimin me LDK-në

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht

Prokuroria kërkon dënimin e Konjufcës për gazin lotsjellës, aktgjykimi më 28 gusht