Thaçi: BE po vonohet padrejtësisht me Kosovën

E publikuar: 25/06/2015 14:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zëvendëskryeministri i parë, Hashim Thaçi, njëherësh ministër i Jashtëm i Kosovës, po merr pjesë në Konferencën e III të Ambasadorëve të Kosovës, me temën “Pozita e Republikës së Kosovës në raport me sfidat rajonale dhe globale”. Thaçi ka deklaruar se Bashkimi Evropian është duke u treguar i padrejtë me Kosovën.

“Bashkim Evropian është duke u vonuar padrejtësisht me Kosovën” ka thënë Thaçi.

Ndërsa Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga ka thënë se Kosova nuk është duke kërkuar rrugë të shkurtë për në BE, mirëpo po pret kur BE dhe Kosova të jenë gati./Gazeta Tribuna/