Haradinaj godet Isa Mustafën: I turpshëm deklarimi i tij se jam burgos mbi baza të ligjit (VIDEO)

E publikuar: 18/06/2015 21:49
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lideri i Aleances per Ardhmenine e Kosoves Ramush Haradinaj, ne lidhje ekskluzive me telefon per emisionin Rrokum Roll ne Televizionin Rrokum prej Lublane, ku asht i ndaluem tash e sa kohe, ka theksue se nuk e din pse asht burgos dhe po pret me marr pasaporten per me u kthye ne Kosove.

Ai ka thane se asht i lire, por i duhet me ndejt ne Slloveni, shkaku i nji fletarresti absurd nga viti 2004 prej ‘kohes se Serbise dhe Crna Gora’s’.

Haradinaj tha se sllovenet po luejn nji loje te ndyte dhe po bahen ma serbe se serbet.

Ai e ka quejt te turpshme deklaraten e kryeministrit Isa Mustafa se ai asht ndale ne baze te ligjit, tue shtue se ai keto i ka kalue qysh moti. Asht paturpesi e tij edhe e te tjereve.

Perfaqesuesit e institucioneve te Kosoves jane – qyqana!

Sllovenia duhet me nderru qasjen ndaj shqiptareve, duhet ta dijne se jemi 7milion dhe kemi me i respektue ata qe na respektojne, tha Haradinaj.

Ai ka theksue se atij i duhet veprim konkret e jo kontakte me ministrat. Lypet reagim dhe veprim i shpejte institucional, tha Haradinaj.