Kryeministri slloven, telefonatë me Mustafën: E zgjidhim shpejt çashtjet e Ramushit

E publikuar: 18/06/2015 18:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Obisk predsednika Vlade Republike Kosovo Isa Mustafa v Ljubljani, 12. maja 2015

Kryeministri i Republikës së Sllovenisë, Miro Cerar ka sigurue se çashtja e ndalimit të Ramush Haradinajt ka me u zgjidhë shumë shpejt.

Agjencia Sllovene e Lajmeve, STA shkruen se gjatë nji bisede telefonike mes kryeministrit slloven Miro Cerar me homologun e tij kosovar Isa Mustafa, shefi i qeverisë së Lubjanës ka premtue se proceduat e arrestimit të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, kanë me u kalue shumë shpejt.